Esmin Beqoviq largohet nga PDS !?

0

Sipas informacione jozyrtare të portalit tonë, anëtari i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të socialistëve (PDS) në Tuz, Esmin Beqoviq ka dhënë dorëhjekje nga të gjitha funksionet partiake.

Si rezultat i këtij akti besohet se është pakënqësia e tij me funksionimin e këshillit komunal të PDS në Tuz.

Rikujtojmë që Esmin Beqoviq ka qenë funksionar i lartë i subjektit në fjalë, dhe ka kryer detyra të rëndësishme, në Ujësjellës, U.D i Sekretarit të Sekretariatit për bujqësi dhe punë sociale, si dhe ka qenë kordinator i vendvotimeve në bashkësinë lokale të Mileshit.

Sipas burimeve tona, përveç Esmin Beqoviq nga PDS e Tuzit pritet të largohën edhe një numër i konsiderueshem i anëtarëve të këshillit komunal./Malesia.me/

error: Të drejtat e rezervuara !!