Deçiqi mund Jezeron, konkurrentin direkt për vend të parë

0

Ekipi i Deçiqit ka shënuar fitore të rëndësishme 2-1 sot në shtëpi ndaj Jezero konkurrentit direkt për vendin e parë në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç shumë rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe dy gola me anë të Knezheviq dhe Axhoviq. Në pjesën e dytë musafirët arritën të shënojn një gol dhe të zbusin humbjen.

Tre pikët e fituar nga kjo ndeshje bëjnë që Deçiqi të përforcojë pozitën e parë në tabelë, 5 pikë më shumë se Jezero që gjindet në vendin e dyte dhe 7 më shumë se Jedinstvo. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!