Markoviq takon ambasadorin Hysaj: Mbështesim Kosovën në rrugën e integrimeve

0

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysajn.

Markoviq ka thënë se shteti i tij mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian dhe në perspektivën euro-Atlantike.

“Kryeministri ka nënvizuar se është e rëndësishme që Kosova të ketë një perspektivë të qartë Evropiane dhe Euro-Atlantike, dhe se Mali i Zi do ta mbështes në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën për media të qeveris së Malit të Zi.

Përveç ambasadorit të Kosovës, Markoviq është takuar edhe me ambasadorin e Bosnje e Hercegovinës, Branimi Jukiq.

Markoviq të njëjtën mbështetje ka dhënë edhe për Bosnje e Hercegovinën.

error: Të drejtat e rezervuara !!