BE-ja shtyn për në maj diskutimin për datën e Shqipërisë dhe RMV-së

0

Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipëria kanë dështuar të marrin datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) në muajin tetor. Në konferencë për media e cila është duke u zhvilluar, kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk ka thënë se vendimi është shtyrë për në maj të 2020-s.

Tusk bëri të ditur se temës së datës, liderëт do t’i rikthehen në Samitin e Zagrebit, në maj të 2020-s.

“Shumica e shteteve ishin për hapje të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në takimin e mbrëmshëm të liderëve, por nuk kishte unanimitet, ndërsa këto çështje kërkojnë unanimitet. Andaj, kësaj çështje do ti rikthehemi para Samitit në Zagreb, në maj të vitit 2020”, tha Tusk.

Duke folur më tej, Tusk ka vlerësuar se BE-ja ka bërë gabim, dhe se RMV-ja dhe Shqipëria nuk kanë faj në këtë rast.

“Dua të jem shumë i qartë, Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë faj si dhe raportet e Komisionit Evropian ishin shumë të qarta se të dy vendet i kanë bërë detyrat që ju kërkoheshin. Marrëveshja e Prespës ishte arritje shumë e madhe. Të dy vendet kanë të drejtë të fillojnë negociatat aderuese që sot. Këto vende janë të gatshme, por fatkeqësisht disa vende nuk janë të gatshme. Prndaj dhe nuk u morëm vesh. Personalisht mendoj që ky ishte një gabim”, tha Tusk.

Sela: Zaev të dorëhiqet, shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Rezultat slika za ziadin Sela:

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas dështimit së Maqedonisë së Veriut për të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në ka thënë se çmimin e këtij zhgënjimi duhet ta paguajë vetëm qeveria, dhe formë për këtë janë zgjedhjet e parakohshme.

“Çmimin e këtij zhgënjimi patjetër që qeveria duhet ta paguajë dhe qytetari ka vetëm një formë, që t’i dënojë apo shpërblejë vendimet dhe veprimet që i bën një politikan, dhe kjo formë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Duhet që Qeveria dhe partitë politike të zbresin te qytetari dhe atje të marrin energjinë e nevojshme që këto procese t’i çojnë përpara”, tha Sela.

META: TË MOS HUMBASIM SHPRESËN, ASGJË NUK KA PËRFUNDUAR

Teksa gjendej në qytetin e Kukësit, presidenti i Republikës, Ilir Meta u pyet përsa i takon çështjes së negociatave mbi anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Për negociatat nuk mund të flitet sot. Asgjë nuk ka përfunduar. Shpresojmë të ketë reflektim. E kam thënë edhe më përpara: Ato vendet që janë skeptike të ndjekin shembullin e Bundestagut të Gjermanisë”, deklaroi Meta.

Më tej shtoi se nuk duhet të humbasim shpresën.

error: Të drejtat e rezervuara !!