Konkurs për hartimin e aktvendimit ideor të stemës dhe flamurit të komunës së Tuzit

0

Në bazë të Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit për përgatitjen e propozimeve të simboleve të Komunës në kuadër të Komunës së Tuzit (“Fleta zyrtare e Malit të Zi- dispozitat komunale” nr. 39/19) Komisioni për përgatitjen e propozimeve të simboleve të Komunës së Tuzit, 18.10.2019  shpallë

K O N K U R S

PËR HARTIMIN E AKTVENDIMIT IDEOR

TË STEMËS DHE FLAMURIT TË KOMUNËS SË TUZIT

I

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë personat fizik dhe juridik nënshtetas të Malit të Zi, gjegjësisht të regjistruar në territorin e Mali të Zi e të cilët nuk janë anëtarë të Komisionit as persona të cilët Komisioni i ka angazhuar në punën e vet.

II

Propozimi për aktvendim ideor të stemës dhe flamurit të Komunës së Tuzit, në përputhje me Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale duhet t’i përshtatet: karakteristikave historike, kulturore, natyrore dhe të tjera të komunës dhe nuk mund të jenë në të njëjtën formë apo të modifikuara me simbolet shtetërore, simbolet e pjesëtarëve të pakicave dhe bashkësive të tjera të pakicave kombëtare, as me simbolet shtetërore të shteteve të tjera ose me shenjën e një partie politike, ndërmarrjeje afariste, institucioni, personi tjetër juridik ose organizate.

III

Kriteret e përgjithshme për hartimin e aktvendimit ideor të stemës dhe flamurit:

  1. Stema dhe flamuri duhet të jenë të punuara në përputhje me praktikën e zakonshme heraldike veksikologjike dhe të korrespondojë me përmbajtjen e përcaktuar në pikën II të konkursit;
  2. Numri, renditja dhe përmbajtja e fushave në aktvendimin e propozuar të stemës duhet të jetë e përshtatshme sipas praktikës heraldike;
  3. Stema duhet të bëhet në dy variante: themelore (e ashtuquajtura stema e vogël) dhe të zgjeruar gjegjësisht zyrtare (e ashtuquajtur stema e mesme);
  4. Stema themelore duhet të përmbajë “MBUROJËN” si një element esencial heraldik dhe një simbol tradicional të mbrojtjes;
  5. Renditja dhe përmbajtja e fushave në mburojë duhet të plotësojnë kushtet e praktikës heraldike dhe përmbajtja e tyre duhet të përputhet me kërkesat nga pika II e konkursit;
  6. Stema e zgjeruar -zyrtare duhet të ketë mbishkrimin me tekstin latin Tuzi/ Tuz;
  7. Trajta dhe forma e stemës duhet të mundësojë teknikën e printimit në disa ngjyra dhe që stema, si simbol, mund të përdoret për punimin e pllakave, diplomave, shenjave, njohjeve publike, suvenireve  dhe të ngjashme;
  8. Flamuri duhet të jetë drejtkëndor (raporti 6:4) dhe duhet të projektohet sipas praktikës veksikologjike, tërësisht ose pjesërisht, dhe të korrespondojë  elementeve të stemës.

IV

Kushtet e veçanta lidhur me prezantimin dhe pajisjet e aktvendimit grafik të propozuar të stemës dhe flamurit:

  1. Vizatimet me të cilat përfaqësohet propozimi i aktvendimit të stemës dhe flamurit duhet të bëhen me ngjyra dhe të dorëzohen në fleta të veçanta të formatit A4;
  2. Secila prej fletëve të lartpërmendura që përmban propozimet duhet të shënohet veçmas me një kod dhe një numër;
  3. Për stemë, së bashku me vizatim me ngjyra, në fletë të veçantë të formatit A4 duhet të dorëzohet edhe varianti bardhë e zi i të njëjtit aktvendim;
  4. Në fletë të veçantë të formatit A4, duhet të jepen shembuj të detajuar me aplikimin e stemës së propozuar në memorandum, zarfin postar dhe kartën e biznesit;
  5. Teknika e bërjes së propozimit mund të jetë edhe me dorë por me ngjyrë (teknikat: dush, tempera, gouache dhe bojëra uji, ose një kombinim i këtyre teknikave);
  6. Përveç dorëzimit të vizatimeve në letër, propozimi i aktvendimit paraqitet edhe në formë elektronike në CD në mënyrë që kodi dhe numri i vizatimeve të shënohen në vetë CD-në dhe në paketimin e saj;
  7. Me vizatime është e domosdoshme të sigurohet blazoni – një përshkrim tekstual i përmbajtjes së stemës dhe flamurit (një tekst i përbashkët për të dy simbolet), por me theks të veçantë në stemën dhe me theks të veçantë për flamurin.

V

Paraqitja e punimeve konkurruese, zgjedhja e tyre dhe shpërblimet konkurruese:

  1. Punimet e konkursit dorëzohen në pako (zarfe A4) ME KOD më së largëti deri në ora 16,00 të ditës së fundit të konkursit dhe në adresën: Komuna e Tuzit, Komisioni për përgatitjen e propozimeve të simboleve të Komunës së Tuzit, 81206 me mbishkrim KONKURSI PËR HARTIMIN E AKTVENDIMIT IDEOR TË STEMËS DHE FLAMURIT TË KOMUNËS SË TUZIT – MOS E HAP.
  2. Me punim, në zarf të veçantë të mbyllur është e nevojshme të dorëzohen edhe të dhënat personale të pjesëmarrësve (emri dhe mbiemri, adresa e banimit dhe numri i telefonit) si dhe deklaratën e shkruar të autorit që nëse ai shpërblehet, e drejta e autorit transferohet automatikisht tek shpallësi i konkursit gjegjësisht Komuna e Tuzit dhe se aktvendimi i ofruar është krijimi personal i autorit.
  3. Konkursi zgjatë 30 ditë nga dita e publikimit të tij. Përderisa dita e fundit e konkursit bien në ditë të vikendit ose festave shtetërore, afati i konkursit është dita e parë e punës pas kuvendit ose festës shtetërore.
  4. Me përfundim të konkursit, komisioni do të rishikoj në mënyrë procesverbale të gjitha punimet e arritura dhe do të bëj përzgjedhjen e tyre brenda 7 ditëve dhe për këtë të informojë publikun përmes mediumeve publike (veb faqeve) dhe pjesëmarrësve të shpërblyer me njoftimin me shkrim.
  5. Tre zgjidhjet ideore më të suksesshme shpërblehen dhe shpërblimet përfshijnë kompensimin për punë, mjetet materiale të investuara dhe transferimin e të drejtës së autorit shpallësit të konkursit.

Shpërblimet janë si në vijim:

Shpërblimi I    600,00 euro

Shpërblimi II   300,00 euro

Shpërblimi III 100,00 euro

VI

KUSHTET E KONKURSIT:

  1. Çdo pjesëmarrës i konkursit mund të marrë pjesë me më së shumti tri punime, por çdo punim duhet të dorëzohet  Komisionit si dërgesë (punim) e veçantë dhe me kod të veçantë dhe përmbajtje të kërkuar;
  2. Punimet të cilat në adresën e Komunës së Tuzit do të mbërrijnë pas skadimit të afatit prej 30 ditëve nga dita e publikimit të konkursit nuk do të shqyrtohen.
  3. Propozimet e aktvendimit ideor të pa kompletuara, që në fillim të rishikimi të punimeve të mbërritura Komisioni në mënyrë procesverbale do të konstatojë, gjithashtu nuk do të shqyrtohen.

E- mail adresa: tuzi@tuzi.org.me 

Përsoni për kontakt:

–     Fadil Kajoshaj

–     Komuna e Tuzit  020/875-167

Komisioni për përgatitjen e propozimeve të simbolevetë Komunës së Tuzit


error: Të drejtat e rezervuara !!