Piktorja e njohur nga Plavë-Gucia bëhet pjesë e Alternativës Shqiptare

0

Alternativës Shqiptare në kontinuitet i bashkohën intelektual, të rinjë dhe aktivistë nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo dukuri më së miri dëshmohet edhe me antketimet publike që janë realizuar kohëve të fundit në Mal të Zi, ku ne si subjekt nacional shqiptar kemi bindshëm mbështetjen më të madhe nga të anketuarit.

Njëra ndër intelektualet e dalluara shqiptare, që ka vendosur të bëhet anëtarja më e re e ASH-së, është piktorja e njohur nga Plavë-Gucia, zonja KALTRINA HOTI.

Ajo ka lind në Hot, komuna e Plavës. Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Prishtinë, ku edhe kishte filluar studimet në fakultetin e mjekësisë. Mbas një viti vendos të marrë rrugën e mërgimit në SHBA, si shumë bashkëvendas nga këto treva.

Kaltrina në Amerikë, punon dhe krijon, jo vetëm vepra arti, por edhe poezi dhe vepra tjera që janë botuar, jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në anglisht.

Po ashtu ka pikturuar në studio të njohura,siç është Chuck DeHaan western Artist. Ajo ka organizuar disa ekspozita duke filluar nga vendlindja, Plava, Ulqini, Prishtina dhe disa qytete të SHBA-ve.

Si shumë bashkëvendas/e që marrin rrugën e mërgimit, me shpres për t’ju kthyer një ditë vendlindjes, ajo për fat të mirë këtë ëndërr e bëri realitet dhe me angazhimin e saj në fushën e artit në vendin e vet, shpresojmë se do të jetë model dhe frymëzim edhe për të tjerët që t’i kthehen çdo ditë e më shumë truallit të të parëve.

Vlerërojmë që ardhja e zonjës Hoti në familjen më të madhe politke shqiptare në Mal të Zi, përveç tjerash do të ndikoj pozitivisht që femra shqiptare nga këto treva të integrohet çdo ditë e më shumë në shoqërinë tonë.

Ofansiva e prurjeve të reja në ASH, nuk do të ndal këtu, ajo do të vazhdoj në kontinuitet, sepse ne jemi dëshmuar si subjekt i hapur dhe me mundësi të barabrta, për t’u angazhuar e punuar të gjithë bashk, në të mirën e popullit shqiptar në Mal të Zi dhe më gjerë!

Sinqerisht,
#ash 🇦🇱

error: Të drejtat e rezervuara !!