Kolë Gojçaj, veteran i UÇK-së

0

Shqiptari i ndaluar aktivist dhe kontribuues për  Kosovën

Kolë Gojçaj  siç thotë vetë me thjeshtësi,  e zgjodhi këtë rrugë me dashurinë e madhe  që kishte për Kosovën. Vullnetarisht, sipas mundësive që kishte , ka dhënë ndihmën e tij për zgjidhjen , më në fund , të asaj që për të gjithë ne njihej si “ Çështja e Kosovës”. Ishte aktivist  dhe kontribuues i palodhur  në kuadër të Fondit “ Vendlindja  Thërret dhe në formimin e formacionit ushtarak që u pagëzua me emrin  “Batalioni Atlantiku” në  Detroit i përbërë nga vullnetarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare me banim në Amerikë.

Gjekë Gjonaj

Njëri ndër  veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Malësia është edhe Kolë Gojçaj, ( 82 vjeç) i lindur në Traboin  të Hotit.   Për kontributin e tij të pamohueshëm   Komisioni  qeveritar për  njohjen dhe veprimtarinë e statusit  të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo  të interesuarit të UÇK-së  i ka ndarë  mirënjohje, që e ka nënshkruar ( firmosur)  gjenerali Agim Çeku. Këtë epitet të lartë të ndershmërisë  e lavdisë së luftës së Kosovës e gëzona tash tri vite.

Ideali i Kolës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës  fillon me vetëdijesimin dhe vetë ndërgjegjësimin   se për heqjen e prangave të robërisë të popullit shqiptar të Kosovës nga pushtuesi sllav  nevojiten sakrifica të mëdha deri në  vetëmohim. Ky atdhetar në mërgim në Detroit ( Michigan)  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në mënyrë aktive që nga viti 1981 mori pjesë në  organizimin e tubimeve, mitingjeve, protestave, grevave të  urisë  e demonstratave për të sensibilizuar kauzën e popullit shqiptar për çështjen e Kosovës. Dekadë pas dekade këtë mision ky aktivist i çështjes kombëtare  bashkë me  mijëra shqiptarë vullnetarë e atdhetarë  në mërgim   e përmbushi duke informuar  popullin amerikanë e të tjerët nëpër botë për gjendjen aparteid në Kosovë.   Ishte ky një misioni  përplot rreziqe sakrifica të panumërta e të pamatshme për  të gjithë shqiptarët e organizuar në këtë përpjekje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në periudhën e regjimit komunist  në ish-Jugosllavi dhe më pas të okupimit klasik  serb  të Slobodan Millosheviqit, i cili me  ofensivën e shpejtë e të egër të forcave ushtarake policore në vitin 1998 arriti të bëjë spastrimin etnik të shqiptarëve nga të gjitha  ato rajone që u përfshinë nga zjarri i luftës, duke nxjerrë  qindra mija njerëz nga male dhe duke vrarë e masakruar mijëra civilë, në meyin e të cilëve qindra gra, fëmijë e pleq.  

Kolë Gojçaj  siç thotë vetë me thjeshtësi,  e zgjodhi këtë rrugë me dashurinë e madhe  që kishte për Kosovën. Vullnetarisht, sipas mundësive që kishte , ka dhënë ndihmën e tij për zgjidhjen , më në fund , të asaj që për të gjithë ne njihej si “ Çështja e Kosovës”. Ishte aktivist  dhe kontribuues i palodhur  në kuadër të Fondit “ Vendlindja  Thërret dhe në formimin e formacionit ushtarak që u pagëzua me emrin  “Batalioni Atlantiku” në  Detroit i përbërë nga vullnetarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare me banim në Amerikë.  Ai me shumë mërgimtarë të tjerë shqiptarë   ndau e  grumbulloi  mjete  madje  edhe i dërgoi ato ( para) në Tiranë në kohën kur Kosova digjej flakë, kur Kosovës i kërcënohej gjenocidi dhe e vetmja shpresë që kjo të mos ndodhte , ishin ushtarët trima të UÇK-së, të cilët kishin nevojë që motrat dhe vëllezërit e tyre në mërgim, t’ju ndihmonin që misionin e çlirimit të vendit ta çojnë deri në fund.

Veç kësaj ky atdhetar shqiptaro-amerikan   nga Detroiti furnizonte UÇK-në edhe me armë  gjatë kohës kur konflikti mes shqiptarëve dhe serbëve sapo kishte filluar të merrte trajtat  e një lufte të vërtetë, në kohën e qeverisë së Bukoshit. Këtë njeri    i cili po bënte gjithçka që mundej  për Kosovën,   së fundi  Gjykata e  Rrethit Tiranë, më 14 tetor 1999, e dënon  me vendim  nr. 609 në formë të prerë me 7 vjet burgim në mungesë, për, siç shkruan në  vendimin e Gjykatës,  “për  veprën penale  të kontrabandës me mallra të  ndaluara në bashkëpunim ( armë zjarri  e fishekë)”, edhe pse  këto veprime të Fondit “ Vendlindja Thërret”  bëheshin , siç pohon Kola, me  dijeninë e organeve kompetente amerikane e ndërkombëtare. Në të vërtetë  Kolë Gojçaj, asokohe  shqiptari i ndaluar, i cili konsiderohej person non grata si një trafikant ordiner, respektivisht si një  i kërkuar që  ka kryer një krim ( që në fakt nuk  e kishte bërë ) ,   nuk bëri asnjë  ditë burgim në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë , me vendim nr.200.dt.07.04.2003 urdhëroi lirimin e tij. 

Këto dhe  shumë ndihmesa  të tjera   në shërbim të Kosovës dhe popullit shqiptar Kola nuk, i bëri që dikur të kërkonte mirënjohje as shpërblime, por i bëri sepse  Vendlindja thërriste dhe ai nuk mund të qëndronte indiferent. “ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe . Sa herë që kam mundur të bëj atë   pak që kam pasur mundësi, atë  që duhet ta bëjë çdo shqiptar, unë e kam bërë.  Nuk kam kursyer asgjë për të bërë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës,” shpjegon ai në shtëpinë e tij në  vendlindje, ku është kthyer në pleqëri të thellë për të përmbushur  premtimin e dhënë prindërve të tij  kur u largua nga vendlindja dhe u shpërngul në Amerikë se për të gjallë nuk do tëlejojë të mbyllet dyert e   familjes së tij të ndershme, bujare e atdhetare. Kola nga ana tjetër ndjehet krenar,   kryelartë, i  kënaqur dhe falënderues  që  Qeveria  e Kosovës ia  vlerësoi punën e tij  sado të vogël që ka dhënë për UÇK-në dhe Kosovën.

error: Të drejtat e rezervuara !!