Anketimi publik: Forumi Shqiptar fitues i zgjedhjeve të 3 marsit ?

0

Portali malësia.me ka arritur të ketë qasje në një anketimin publik, që është realizuar disa ditë më parë për teritorin e Komunës së Tuzit, në lidhje me zgjedhjet e 3 marsit.

Anketimin në fjalë e ka kryer një kompani prestigjioze nga Podgorica.

Ky anketim është bërë për nevojat e një subjekti qytetar, që garon në zgjedhjet lokale, që do të mbahën më 3 mars të këtij viti në Tuz.

Sipas rezultateve të anketimit në fjalë, Forumi Shqiptar ka përkrahjen më të madhe nga qytetarët prej 36,8% ose 13 ulëse në parlamentin lokal.

Forcë e dytë renditet Partia Demokratike e socialistëve me 35,6 % ose 12 mandate.

Me të njëjtat rezultate, me nga 2 mandate, sipas anketës në fjalë dalin socialdemokratët (6,4 %), partia boshnjake (7,6 %) si dhe Demokratët (5,6 %).

Sipas këtij hulumtimi, Unioni Demokratik i Shqiptarëve del me një mandat ose me 4,8% të votave në Komunën e Tuzit.

Statusin parlamentar, sipas anketës nuk mund ta arrisin Partia socialiste popullore (1,3 %), URA (1,0%) dhe social demokratët e Malit të Zi (0,9 %).

/Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!