Lufta për mbijetesë: Deçiq arrin fitore të thellë 4:1 ndaj Jedinstvo

0

Në xhiron e parafundit të ligës së dytë malazeze, fudbollistet e Deçiq sot në Tuz kanë arritur fitore të rëndësishme për mbijetesë.

Deçiq deri te fitorja e thellë me rezultatin 4-1 ndaj Jedinstvo arriti me golat e Damjanoviq 3, Vujaçiq 56, 57, dhe Prenkoçeviq 74.

Para xhiros së fundit, tri ekipeqë luftojnë për mbijetesë Deçiq, Igalo dhe Jezero kanë të njëjtin numër pikësh – nga 43.

Në xhiron e fundit, që do të luhet të shtunën, KF Deçiq luan në transfertë ndaj Berane, e cila më herët ka rënë nga liga./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!