Nimanbegu: Me siguri ”Shqiptarët e Vendosur” do të zgjerohen edhe me parti tjera

0

Si i vetmi përfaqësues autentik i popullit shqiptar në Mal të Zi, unë kam mbledhur disa herë drejtuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, dhe në ato takime kemi biseduar për legjislacionin zgjedhor dhe mundësitë dhe mënyrat e daljes sonë në zgjedhje.

Ka shenja se një koalicion i tillë, i cili sot përfaqëson shqiptarët (Forca, UDSH, ASH), me siguri do të zgjerohet edhe me parti tjera. A do të “bashkohemi” të gjithë në të njëjtën listë, është herët për të folur, tha nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu.

Nimanbegu tha se aktualisht, deputeti shqiptar (për sa i përket numrit të votave të fituara) është më i rëndi në Parlamentin e Malit të Zi.

Kjo thotë shumë në lidhje me kontradiktën e vetë aksionit afirmativ në ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.

Të gjitha shtetet, jo vetëm në rajon, të cilat i përmbahen demokracisë e kanë një mënyrë për të zgjidhur përfaqësimin autentik të pakicave, qoftë përmes mandateve të garantuara, ose duke zvogëluar cenzusin. Heqja e zonës së veçantë elektorale u bë kundër vullnetit tonë dhe pa pelqimin tonë. Që nga ajo kohë, ne vazhdimisht, edhe kësaj radhe, jemi duke u munduar t’i përmirsojmë gjërat. Ndryshimi i ligjit nuk varet vetëm nga partneri ynë i koalicionit, pasi ky ligj duhet të miratohet nga një shumicë e dy të tretave, tha Nimanbegu.

/Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!