Kryetari i KKSH-së, Faik Nika vizitoi Muzeun Etnografik në Vuthaj të Gucisë

0

Në një vizitë pune në Plavë dhe Guci, ndaluam te muzeu etnografik i familjes Çelaj, në kullën e tyre 200 vjeçare, në Vuthaj. Aty u njohem me shumë mjete të punës, të përdorura me shekuj nga shqiptarët në ato troje, për të siguruar jetesën me shumë punë, mundë e saktifica.

Ramoku së bashku me djalin Azdrenin flisnin me vullnet dhe durim për të na treguar çdo gjë që ne nuk njihnim.

Familja Çela me vullnet të madh ka arritur te mbledh dhe arkivoj një pjesë të historisë tonë kombtare, të cilën me pasion e shpalosin para syve të vizitorëve nga mbarë bota.

Gjatë bisedës, Ramoku kryefjalë kishte çështjen kombëtare dhe ruajtjen e identitetit, gjithçka tjetër vinte në rend të dytë apo tretë. Deri tani ai e ka bërë pjesën e vet të punës për ruajtjen e historisë dhe traditës tonë, tash e tutje duhet përkujdesje institucionale e subjekteve të ndryshme, që drejtohen nga shqiptarët kudo ndodhen, që kulla-muze e Çelajve të restaurohet, të pasurohet me eksponate dhe të prezantohet për të gjithë vizitorët e atyre treva.

Falenderojmë për mikëpritjen familjen Çelaj dhe për kontributin e pa çmuar në shërbim të historisë sonë kombëtare.

Shërbimi Informativ i Keshllit Kombetar të Shqiptarve

Fotografia e Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve
Fotografia e Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve
error: Të drejtat e rezervuara !!