Pal Dreshaj emërohet President i KF Deçiq

0

Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Komunës së Tuzit, mes tjerash është emëruar përbërja e re e Kuvendit të KF “Deçiq”, prej 6 anëtarësh: Nikollë Sinishtaj, Gjeto Vulaj, Emin Palaj, Nexhad Krniq, Leon Dukaj dhe Anton Gjonlekaj.

Në mbledhjen e Kuvendit të posazgjedhur, të mbajtur sot, zyrtari i Komunës së Tuzit, Pal Dreshaj, është zgjedhur kryetar i KF “Deçiq”, ndërsa, Leon Dukaj është zgjedhur kryetar i Kuvendit të këtij klubi.

Poashtu në mbledhjen e sotme është miratuar statuti i klubit dhe është zgjedhur këshilli drejtues në përbërje të re: Pal Dreshaj, Mark Camaj, Ferid Koqiq, Demir Krkanoviq dhe Albino Camaj.

error: Të drejtat e rezervuara !!