Zenka: Nuk ka gjë të diskuteshme që nuk ishte flamuri malazez në Tërgajë

0

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmed Zenka deklaroi se nuk sheh ndonjë gjë të diskutueshme në faktin se flamuri shqiptarë u shfaq në maifestimin në Tërgajë, pa flamurin nacional të Malit të Zi. Për Antena M ai tha se flamuri u shfaq në një tubim kombëtar të organizuar nga diaspora shqiptare.

 “Nuk e di pse po çohet kaq shumë panik. Ky është, në fund të fundit, flamuri i një pakice kombëtare në Mal të Zi “, theksoi Zenka për portalin Antena M.

Zenka theksoi se shqiptarët janë të deklaruar për shtetin e Malit të Zi dhe “nuk dinë se çfarë të bëjnë tjetër”./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!