Shoqata Malësia e Madhe – New York, shpall: KONKURS për bursa studentore për vitin akademik 2019/2020

0

Shoqata Malësia e Madhe – New York, duke u bazuar në dispozitat e Nenit
10,paragrafi 3 të Statutit të kësaj Shoqate, shpall:

KONKURS

për bursa studentore për vitin akademik 2019/2020. Bursat ndahen për vijuesit e
studimeve themelore (bachelor). Të drejtë për bursë kanë të gjithë ata student që
plotësojnë kërkesat e parashtruara nga Shoqata Malësia e Madhe – New York.
Përparesi do të kenë studentët e dalluar malsorë, që i ndjekin studimet në gjuhën
shqipe.

Këtë vit Shoqata do të ndajë Burse duke filluar nga viti i dyte(2) Univerzitar
Dokumentet e parapara për këtë konkurs kandidatët i postojnë në adresën e
shoqatës Malësia e Madhe – New York. Dokumentacioni që do të arrijë pas afatit të
paraparë nuk do të shqyrtohet. Komisioni i caktuar për këtë çështje nuk do t’i
shqyrtojë as fletëparaqitjet e aplikuesve me dokumentacion jo të plotë. Lartësia e
bursës do të caktohet varësisht nga buxheti i Shoqatës. Mbi ndarjen e bursave do të
vëndoset në mbledhjen e radhës që mbahet në Dhjetor.

Për çdo informacion të mëtejmë mund të kontaktoni zyrën e Shoqatës Malësia e
Madhe – New York në e-mail: info@malesiany.org, kurse mbi kushtet dhe
afatin e konkurimit, mund të informoheni përmes web faqës
tonë: www.malesianv.org, ku mund të pajiseni me formularin e aplikimit.
Shoqata Malësia e Madhe – New York ju dëshiron sukses në procesin aplikues!
Shoqata “Malësia e Madhe” New York

error: Të drejtat e rezervuara !!