Kryeministri i Maqedonisë propozon zgjedhje të parakohshme

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, pas dështimit për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Në paraqitjen e parë para mediave pas Samitit në Bruksel, Zaev tha se është i zemëruar me vendimin negativ të krerëve evropianë, të cilët siç tha, nuk mbajtën premtimin e dhënë.

“Ne kryem obligimet tona, por jo edhe ata. Ne jemi viktimë të gabimit historik që tek ne ka shkaktuar dëshpërim të madh. Ky gabim i Unionit (Bashkimit Evropian) është gabim i madh”, tha Zaev duke shtuar se megjithëkëtë dështim ai merr përgjegjësinë andaj edhe propozon mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Propozoj zgjedhje ta parakohshme, sa më shpejt në të cilat qytetarët do të sjellin vendimin dhe konfirmimin për rrugën e vendit tonë. Zgjedhjet do t;i propozoj në takimin e së dielës të liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski”, ka deklaruar Zaev.

Ahmeti: BDI e gatshme për zgjedhje të parakohshme

Rezultat slika za Ahmeti: BDI

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Zgjedhjet i shef si zgjidhje më e mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Ahmeti edhe një herë përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat.

“Mendoj që zgjidhja më e mirë për vendin është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Këtu nuk do të doja q ne të vendosemi në gjahto të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pa bërë”, ka thënë Ahmeti.

Cakaj: Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, jo prej dështimit të negociatave

Rezultat slika za Cakaj:

Në konferencën për mediat që zhvilloi në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj u pyet për ngjarjen e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku sot kryeministri Zaev tha se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për shkak të dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Por këtë qëndrim të Zaevit është përpjekur ta përgënjeshtrojë ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Cakaj, i cili theksoi se diskutimet për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut janë të hershme dhe nuk lidhen me vendimin e Këshillit Evropian. “Diskutimi për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje. Nuk mund t’i ndërlidhni proceset. Ky diskutim nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Këshillit”, theksoi Cakaj përpara gazetarëve. Cakaj deklaroi gjithashtu se “në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se ky proces (hapja e negociatave) do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme”, ndërsa Qeveria shqiptare nuk dha garanci për procesin.

error: Të drejtat e rezervuara !!