Shqipëri-Francë inaguron “Arenën Kombëtare”

0

Shqipëri-Francë do të jetë ndeshja e parë zyrtare dhe inaguruese në stadiumin më të ri në Shqipëri, në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit për eliminatoret e kampionatit Europian, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë kanë vendosur që ndeshjen mes Shqipërisë dhe Andorës, 3 ditë përpara ndeshjes me Francën, më 14 nëntor, ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”.

Një zgjedhje kjo për t’i lënë ekskluzivitetin e inagurimit të “Arenës Kombëtare” një ndeshjeje të madhe si ajo mes Shqipërisë edhe Francës më 17 nëntor.

error: Të drejtat e rezervuara !!