Trailer: Dokumentar Shqipëria në Euro 2016 (Video)

0

Traileri i parë i dokumentarit për kombëtaren shqiptare, “Beteja në Ballkan”.

Tashmë është publik traileri i dokumentarit televiziv mbi arritjen historike të kombëtares shqiptare, kualifikimin në finalet e “Euro 2016”.

“Battle In The Balkans” ka punuar mbi këtë material, i cili përshkruan hap pas hapi ecurinë e kuqezinjve në fushatën kualifikuese, që u mbyll në tetor, ku Shqipëria zuri vendin e dytë në Grupin I dhe u kualifikua direkt për në Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Francë, transmeton Telesport.

Në statusin shoqërues të këtij traileri shkruhet “Rruga drejt historisë kurrë nuk është e lehtë. Ndiqni ekipin kombëtar shqiptar të futbollit në udhëtimin e tij për në “Euro 2016”.

Për të parë videon duhet të jeni të kyçur në Facebook:

error: Të drejtat e rezervuara !!