Klerikët luten së bashku në kishat dhe xhamitë e Shkodrës

0

Konferenca “Feja si instrument paqeje” e zhvilluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në bashkëpunim me Presidentin e Republikes, ka bashkuar në Shkodër, drejtuesit e komuniteteve fetare.

Në xhaminë “Ebu Beker”, në katedralen e “Shen Shtjefnit” dhe në katedralen ortodokse “Lindja e Krishtit”, imam Muhamed Sytari, imam Fejzi Zaganjori, Arqipeshkvi Angelo Massafra, Kardinali Dom Ernest Troshani dhe drejtuesit e kishës Ortodokse, At Nikolla dhe Aleksander Petani, po i rrëfejnë delegacionit të Departamentit Amerikan te Shtetit, vuajtjet e besimtarëve gjatë regjimin komunist, persekutimin por edhe bashkimin në raste të veshtira.

Drejtuesit e komuniteteve fetare kanë bërë edhe një lutje të përbashkët.

Top Channel

error: Të drejtat e rezervuara !!