Meta: Jam gati të dorëzoj mandatin e Presidentit, që të zgjidhë krizën politike në vend (Video)

0

Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se është gati të dorëzoj mandatin e Presidentit madje edhe jetën, si Salvador Alende vetëm që të zgjidhë krizën politike në vend.

Meta u bëri thirrje të gjithëve që të mos e sakrifikojnë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e tyre personale, duke theksuar se ai është është gati të japë  shembullin i pari.

“Edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar, edhe pse kam bërë çdo përpjekje, prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm që unë, i pari, të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik e demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave me  Bashkimin Europian.

Jam i gatshëm për të dyja ekstremet, që nga dorëzimi i mandatit tim si President, pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore e kushtetuese solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime, si Salvador Alende, për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”, u shpreh Meta në Pogradec  ku nodhet për një aktivitet.

Kush është Salvador Allende

Salvador Allende ishte President i Kilit dhe më 11 shtator 1973 ushtria e vendit u aktivizua për të larguar Allenden nëpërmjet një grushti shteti të sponsorizuar nga CIA e Shteteve të Bashkuara.

Më vonë atë ditë, Allende qëlloi veten me një pushkë AK-47, gjë që u konfirmua dhe në bazë të një hetimi të vitit 2011 të kryer nga një gjykatë kiliane me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë.


error: Të drejtat e rezervuara !!