Thaçi nesër në Mal të Zi

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qendroje të shtunën në Malit të Zi ku do të marrë pjesë në ceremoninë e organizueme për shenimin e 10-vjetorit të pamvarësisë së Mali të Zi.

Pjesëmarrjen në këtë ceremoni mësohet se tashmë e kanë konfirmuar edhe presidentët tjerë të rajonit, me përjashtim të presidentit serb, Tomisllav Nikoliq.

Thaçi ka bërë me dije se do të takohet me homologun e tij, presidentin Filip Vujanoviq, si dhe me kryeministrin , Millo Gjukanoviq. Këtë takim dypalësh, ndonëse pa detaje, presidenti Thaçi e ka konfirmuar dje, derisa ishte në një vizitë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

I pyetur për demarkacionin, presidenti Thaçi ka konfirmuar se do të flas edhe për këtë çështje.“Do të kem takim me Kryeministrin dhe Presidentin e Malit të Zi për këtë çështje, por e theksoj se ne duhet t’u besojmë njerëzve tonë dhe miqve tonë”, ka thënë Thaçi./Malësia.ME/

 

error: Të drejtat e rezervuara !!