Forca-UDSH-ASH dorëzuan në Parlament propozim ligjin për kthimin e pronave në Valdanos

0

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu tha se FORCA, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare dorëzuan sot në procedurën parlamentare propozim ligjin për eliminimin e pasojave të konfiskimit të pronave në gjirin e Valdanosit.

Ai tha se pronarët kanë vite që kërkojnë kthimin e pronës, dhe se ligjin po e propozojnë për të shpejtuar procedurën. Ai theksoi se presin që të gjitha partitë të mbështesin ligjin.

Nimanbegu tha në konferencë për shtyp se prona është në një gjendje shumë të keqe, dhe se prona dhe ullishtat duhet t’u kthehen ish-pronarëve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!