Haxhi Sulejmani: 100% Komandant 100% Haradinaj

0

Kur në pranverën e vitit 1999, Bill Klinton do të deklaronte që “ne ju ndihmuam të fitonit luftën, ju duhet ta fitoni paqen”, së paku Komandant Haradinaj e kishte kuptuar drejt e në tërësi mesazhin. Për një luftëtar lirie, lufta për atdhe përfundon vetëm kur t’i mbyllë sytë.

Veprimi i sotëm ishte vendimi i radhës prej ushtaraku i Haradinajt. Biografia e tij po plotësohet edhe me një betejë vijuese, epilogu i së cilës dihet: triumf për UÇK-në, integrim për Kosovën.

Ramush Haradinaj politikan është rast për t’u ndjekur nga politika jonë e çakorduar kombëtare. Është vendim gjenerali që do duhej të jehonte në të gjitha qendrat shqiptare. Asgjë dhe asnjë përpara perspektivës kombëtare. Asgjë dhe asnjë nuk mund ta trembë Komandantin Haradinaj.

Zoti e bekoftë Shqiptarinë! 
Zoti i bekoftë shqiptarët!

Ulqin, 19.07.2019

Haxhi Sulejmani, 
Sekretar i PD

error: Të drejtat e rezervuara !!