Ruzhdi Gjokaj:”Kryeministër Haradinaj për ne ke qen,je dhe do të mbetesh Hero i gjallë”

0

Akti burrëror i Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për të dhën dorëheqje që për her të tret të udhëtoj në Hagë,për tu ballafaquar me drejtësin, duke mos hezituar asnjë minut që të ballafaqohet me të gjitha akuzat e montuara, na bën të gjithve krenar.Ai përsëri do të ja dokumentoj botës mbar se lufta heroike e UÇK-së ishte e shenjt, e drejt dhe e pastër si loti, pa marre parasysh se qarqet antishqiptare po mundohen ta njudhosin atë.

Komandant ti në luftë dole ngadhnjimtarë kundër ushtris barbare të Serbis ne krye me kriminelin Millosheviq, ti dole fitimtar edhe ne paq, me vigjilencën dhe vendosmërin tuaj duke udhëhequr Kosovën dhe duke e afruar drejt Europes dhe Amerikës, me nje politik te qarte pro prendimore.Jemi të bindur se dhe tani për her të tret do te dalësh fitimtar kundër kurdisjeve dhe montimeve të ndryshme që i kan bër dhe po i bëjn kundër teje antishqiptaret, Serbo sllavo Rusët, armiqte e perbetuar te popullit ton, por edhe veglat e tyre shqipfolësit që dhe sot punojn kundër kombit tonë.
Shoqata jonë zoti Kryeminister, si dhe mbarë diaspora shqiptare në Michigan,të cilën pate rastin ta nderosh me vizitën tuaj të para disa muajve, jan shum të brengosur, por njëkohësisht dhe kryelart e optimist se do tja dalësh dhe kesaj here, si shum stuhi tjera dhe momente të veshtira që ke kaluar në jet.
Të urojm që përsëri shum shpejt si fitimtar do te kthehesh në Kosovën tënde që aq shum e don, dhe për të cilën ju dhe familja juaj dhat aq shumë..për ne keni qen, jeni dhe do të mbeteni Hero i gjallë i Kosovës..

Me respekt:

Shoqata Atëdhetare Malësia e Madhe në Michigan

error: Të drejtat e rezervuara !!