Medojeviq: Të ngritet muri në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës

0

Shpjegimi i Drejtorisë së Policisë për hyrjen e policisë shqiptare në territorin e Malit të Zi ofendon mendimn e shëndosh dhe tregon vetëm masën e varësisë në të cilën gjindet regjimi në Podgoricë nga klanet e kontrabandës në Kosovë dhe Shqipëri, tha deputeti i Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq.

Kur të vijmë në pushtet, ushtrinë malazeze do ta kthejmë përsëri në kufij për të mbrojtur integritetin territorial të shtetit. Kufiri i të ashtuquajturës Kosovë dhe i Shqipërisë janë një nga problemet më të mëdha të sigurisë në Mal të Zi dhe nëse është e nevojshme, do të ngrihet një mur për të parandaluar kontrabandën dhe krimin, tha Medojeviq.

Ai theksoi se kufiri i Malit të Zi me Shqipërinë dhe territorin e okupuar përkohësisht të Serbisë është kufiri më i njoftur në Evropë dhe përfaqëson rrugë të hapur për kontrabandë të drogës, cigareve, armëve, njerëzve dhe se kontrabanda është një biznes i përbashkët i regjimit në Podgoricë dhe Prishtinë, tha Medojeviq.

Ky kufi, shton Medojeviq, është një problem serioz i sigurisë për Malin e Zi, dhe theksoi se ai në mënyrë të arsyeshme dyshon se Gjukanoviq dhe Markoviq i dhuruan një pjesë të territorit të Malit të Zi shtetit të rremë të Kosovës për shkak të interesave të tyre private, dhe se, siç tha ai kjo është pikërisht arsyeja e patrullimit të policisë shqiptare brenda territorit zyrtar të shtetit të Malit të Zi./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!