Policia shqiptare në Mal të Zi në pajtim me marrëveshjen

0

Pas informatave të cilat janë paraqitur në disa mjete të informimit se është vërejtur prania e nëpunësve të policisë  të Republikës së Shqipërisë në territorin e Malit të Zi dhe se gjoja ky ishte shkak që disa qytetarë kanë qenë të shqetësuar, nga drejtoria e policisë të Malit të Zi, është kumtuar se gjatë ditëve të kaluara pjesëtarët e policisë shqiptare kanë qëndruar në territorin e Malit të Zi, në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy shteteve.

“Nëpunësit e policisë kufitare të Republikës së Shqipërisë gjatë disa ditëve të kaluara kanë qëndruar në territorin e komunave Andrievicë dhe Beranë, në pjesën kufitare në Republikën e Shqipërisë, në pajtim me marrëveshjen ndërmjet dy shteteve” thuhet në kumtesën e drejtorisë së policisë. Ata kanë shtuar se ekziston evidenca e rregullt në vendkalimin kufitarë, Gërnçar,  për hyrjen dhe daljen e nëpunëseve  dhe të automjeteve  si dhe për periudhën e qëndrimit të tyre në pjesën kufitare të Malit të Zi.

error: Të drejtat e rezervuara !!