Presidenti Meta priti në takim drejtuesit e Komunës së Tuzit

0

Sot në Tiranë Kryetari i komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj i shoqëruar nga Kryetari i kuvendit z.Fadil Kajoshaj dhe nënkryetairi komunës z.Ivan Ivanaj u pritën në takim nga Presidenti i Republikës së Shqpërisë, z.Ilir Meta.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit

Të nderuar miq,

Sot në Tiranë së bashku me kolegët, Fadil Kajoshaj dhe Ivan Ivanaj u pritëm nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta.
Filimisht falenderuam presidentin për pritjet dhe angazhimin e tij, duke e njoftuar për konstituimin e vetëqeverisjes lokale, angazhimin, planet dhe projektet që na presin për përmirsimin e mirqënies së qytetarëve të komunës, në të gjitha fushat! 
Nga ana tjetër Presidenti Meta na uroi suksese gjatë mandatit të Komunës së Tuzit. Ai theksoi se fitorja e subjekteve nacionale është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.
Kreu i Shtetit i vlerësoi shembullore për të gjithë rajonin marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe shprehu bindjen se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partner i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon.

#komunatuz

error: Të drejtat e rezervuara !!