EURO 2016: Më shum bileta për tifozat shqiptarë se për tifozat e Anglisë

0

Në Angli kanë shpërthyer menjëherë polemikat për biletat e vëna në dispozicion të tifozëve të saj.

Sipas asaj që publikohet te “Daily Star”, në dispozicion të tifozëve anglezë për ndeshjet e grupit duket se janë venë 23 520 bileta, ndërkohë që kuota e pritur ishte 50 mijë të tilla.

Tifozët anglezë do të kenë në dispozicon 10 720 bileta për ndeshjen e 11 qershorit me Rusinë në Marsejë, 6080 për përballjen me Uellsin në 16 qershor dhe 6720 për sfidën me Sllovakinë në 20 qershor.

Skuadra që ka në dispozicion të tifozëve më shumë bileta është pikërisht Franca me 31520, ndërkohë që numri i biletave për tifozët shqiptarë është 26080.

 

error: Të drejtat e rezervuara !!