Përkujtohet Ibrahim Rugova, 14 vite nga vdekja e Presidentit të Kosovës

0

Sot në Kosovë përkujtohet 14-vjetori i vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës, partia kjo që u themelua në vitin 1989, me politikë e rezistencës paqësore kundër regjimit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë.

Vizionari dhe udhëheqësi i LDK-së, Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në vitin 1992 në zgjedhjet presidencale, të cilave u parapriu Deklarata e Pavarësisë dhe referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Ai ishte në krye të shtetit deri në vitin 2000 për t’u rizgjedhur edhe në vitin 2004.

Rugova ndërroi jetë si president dy vite para se Kosova të shpallet shtet i pavarur dhe sovran.

error: Të drejtat e rezervuara !!