Meta-Haradinaj vs. Rama-Thaçi

0

Vetem pak ore pasi presidenti Meta publikoi nje foto me kryeministrin e Kosoves Haradinaj nga Durresi, presidenti i Kosoves Hashim Thaci duket se i eshte pergjigjur me nje postim ku njoftonte takimin me kryeministrin Edi Rama.

Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me Ramën ka biseduar edhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit, i cili pritet të mbahet më 1 korrik.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, shkruan Thaci.

Mbrëmjen e së hënës ishte kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, i cili po me një postim në rrjetet sociale do të njoftonte për një takim me Presidentin Ilir Meta.

“Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”, shkruante Haradinaj.

Prej kohësh mes politikanëve shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë duket se ka një ndarje.

Haradinaj shpesh zhvillon takime me presidentin Meta, ndërsa akuza të forta ka hedhur në drejtim të kryeministrit Rama, që thotë se gjatë samitit të Berlinit i ka bërë presion për të hequr taksën.Në krah të tyre është dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Nga ana tjetër kemi dyshen e pa ndarë Thaçi-Rama, të cilët janë në një linjë me qëndrimet në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

error: Të drejtat e rezervuara !!