Ambasadori i Shqipërisë, Ridi Kurtezi uron pavarsinë e Malt të Zi

0

Me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Malit të Zi, në cilësinë e përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, kam privilegjin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, urimet më të ngrohta e vëllazërore.

Ndër vite ndajmë sebashku krenarinë e përparimit që Mali i Zi ka bërë në të gjithë elementët shtetndërtues dhe të përfaqësimit të tij dinjitoz në botë.

Jam gjithashtu i entuziazmuar që marrëdhëniet tona vëllazërore dhe ndërshtetërore janë në nivelet më të larta të bashkëpunimit, dhe janë konsoliduar në shtratin e integrimeve europiane dhe euro-atlantike, përkrah partnerëve tanë strategjikë.

Kam bindjen e thellë se, vetëdija, pjekuria dhe përgjegjshmëria e lartë shtetërore që karakterizon institucionet dhe popullin malazez, do të mundësojnë një zhvillim edhe më të shpejtë të vendit.

Si përfaqësuesi diplomatik i Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, dëshiroj të te uroj në vecanti komunitetin shqiptar duke vlerësuar rolin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e Malit te Zi modern dhe në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit, duke e konsideruar atë një urë lidhëse të fuqishme të miqësie midis dy vendeve tona!

Urimet më të mira!
Ridi Kurtezi

error: Të drejtat e rezervuara !!