Gjeloshaj: Jemi afër Komunës së plotë të Malësisë!

0
Deputeti i ASH, Nik Gjeloshaj, për mes facebookut të tij ka bërë me die se javën tjetër në Kuvendin e Malit të Zi do jetë në red të ditës ligji për vetëqeverisje lokale,ku edhe për të cilin do të votohet, ligj ky që definon Malësinë si Komunë të pavarur, sikur të gjitha tjerat në Mal të Zi. Për të kaluar ky ligjë duhen 41 votë e deputetëve në Parlament. Sipas Gjeloshaj deri tani , nëse ata e mbajnë fjalën janë të siguruara 40 vota të opozitës.

Më posht mund të lexoni njoftimin e Gjeloshaj:


Të nderuar miq,

Dëshiroj të ndaj me Ju një lajm të rëndësishëm që të bëjë me ligjin për vetëqeverisje lokale, gjegjësisht ligj ky që definon Malësinë si Komunë të pavarur, sikur të gjitha tjerat në Mal të Zi.

Në mbledhjen e dhjetë (10) të kuvendit të Malit të Zi, kjo kërkesë u refuzua të hyj në rend të ditës, pra nuk u lejua as që të diskutohet për këtë çështje.

Me konsultime të pandërprera, së bashku me kolegun Nibanbegu, së fundmi arritëm marrëveshje me opozitën aktuale në Parlament, e cila sipas rregulloreve të njohura, ka të drejt që në çdo mbledhje të re të propozoje një pikë, që hy me automatizëm në rend të ditës.

Të nderuar miq, ëshë folur, edhe berë zhurmë, biles shumë herë nga deputetë e politikanë shqiptarë për këtë çështje që 27 vite, por gjerë më sot ligji në fjalë nuk ishte asnjëherë më parë, as në rend të ditës në Parlamentin malazes.

Pra, pëfundimisht, për herë të parë çështja e Komunës së Malësisë do të jetë në rend të ditës, javën tjetër, ku edhe për të cilën do të votohet.

Po këtu dua të ju njoftoj që, mbas diskutimeve për këtë çështje, të cilat do të fillojnë nga e mërkura e ardhshme, ligji në fjalë do të futet në votim. Që ky ligj të kaloj , pra të fuqizohet janë të nevojshme dyzet e një votë (41) e deputetëve në Parlament. Në bazë të diskutimeve të pa ndërprera që kam kohëve të fundit, nëse ata e mbajnë fjalën, jemi afër numrave , gjegjësisht jemi te numri dyzet (40), pa llogaritur votat e Partisë Demokratike të Socialistëve, Social Demokratëve, Malit të Zi Pozitiv, Partisë Boshnjake, Liberalëve , si dhe Kroatëve.

Nga të gjitha subjektet e lartëpërmenduar kemi 3 depute shqiptarë, të cilët e kanë rastin më të mirë për mbetur në histori, dhe në këtë mënyrë Malësia një herë e pëgjithmonë të marr statusin e Komunës së Plotë, si të gjitha tjerat në Mal të Zi. Shpresojmë që do dijnë t’a vlerësojnë një rast të tillë!

Ne kemi edhe pakë kohë të senzibilizohemi, andaj nga ky moment ftoj që gjith secili në mënyrat e veta, me të gjitha fuqitë e veta politike, etj.,në mënyrë demokratike të lobojmë që të sigurojmë votat e mjaftueshme.
Poashtu dua veçanarishtë të ftoj diasporën tonë të nderuar, që përmes analeve të veta lobuese në Washington, të aktivizoj krejt potencialin, që Malësisë më në fund t’i kthehet statusi i komunës së pavarur.
Ftoj dhe shpresoj në unitetin tonë për këtë çështje kaq të rëndësishme, të gjithë sëbashku të mundohemi për të dhënë maksimunin në fushën e vet, që kjo e drejtë jona elementrare, që na është privuar mbi tre dekada, të na kthehet njëherë e përgjithmonë!

Sinqerisht,
NGJ

error: Të drejtat e rezervuara !!