Komuna feston 1 Shtatorin- Ditën e Komunës: Koncert i Elita 5 në Qendër të Tuzit

0

Të nderuar qytetarë,

Për herë të parë si komunë e plotë, Tuzi feston 1 Shtatorin, datë kjo e përcaktuar nga pushteti i ri i Komunës, e që lidhet me ngjarjen kur Malësia fitoi statusin e Komunës me ingerenca të plota.

Për ne si vetëqeverisje lokale, besoj edhe për të gjithë qytetarët kjo ngjarje është e veçantë, andaj jemi munduar që edhe festa të jetë e denjë dhe e larmishme! Gjatë gjithë ditës do të kemi aktivitete të ndryshme, siç është përururimi i disa projekteve që janë në përfundim e sipër, etj.

Akademia solemne mbahet në QKI “Malësia” në ora 12:00 , kurse ngjarja kryesore, për herë të parë në Malësi, koncerti i ILITA 5 në qendër të Tuzit, ora 20:30!

Mirë se Vini dhe Urime Dita e Komunës!

Nik Gjeloshaj
Kryetar i komunës

Fotografia e Nik Gjeloshaj
error: Të drejtat e rezervuara !!