Tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit në Shqipëri, intensiteti mbi 7.5 ballë

0

Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishëm sot rreth orës 4 pasdite dhe tërmetet u ndjen gjithashtu edhe në Mal të Zi.

Tërmeti i ndjerë ditën e sotme në Shqipëri, është më i fortë i 30 viteve të fundit. Kështu kan deklaruar nga Ministria e mbrojtjesë.

Ky tërmet ka qenë 5.8 ballë, por me një intensitet prej 7.5 ballë. Sipas sizmiologut Rrapo Ormeni, pritet të ketë lëkundje të tjera, derisa të vendoset një ekuilibër dhe gjendja të stabilizohet.

Tërmeti e ka patur epiqendrën 30 kilometra në veri të Durrësit.

Raportohet se ka patur dëme të shumta, madje në një rast, një pallat është ndarë në dy pjesë në Durrës.

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë raportohet se kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa raportohet se shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.

error: Të drejtat e rezervuara !!