Çfarë do të ndodhë me kufirin Kosovë-Mali i Zi (Video)

0

Ka kaluar më shumë se një vit e gjysme qëkurse, pas një seance maratonike, është miratuar Marrëveshja për demarkacionin.

Megjithatë, zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk ka qenë prioritet i qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj dhe tek tash janë formuar grupet e punës në teren, raporton KTV.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Shënjimin e Kufirit, Shpejtim Bulliqi, thotë se procesi do të jetë më i lehtë nëse ka vullnet politik nga të dyja palët.

Sipas Bulliqit si dhe drejtorit të Grupit Ballkanik për Politika, Naim Rashiti, qeveria e re do të duhej të krijonte kontakte diplomatike me Malin e Zi.

Udhëheqësi i komisionit qeveritar thotë se në mungesë të angazhimit nga ana e Malit të Zi, kjo çështje mund të zgjasë edhe për një kohë.

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika është skeptik se malazezët do të angazhohen për përfundimin e kësaj çështjeje.

E në këtë periudhë, qeveria malazeze rrënoi disa stane të kosovarëve në zonën kufitare, derisa Komisioni Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, kërkoi nga banorët që të mos vazhdojnë me ndërtim të staneve për të mos e tensionuar situatën.

error: Të drejtat e rezervuara !!