SKANDAL në KKSH !?

4

Parregullësi në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Programor të “Kohës Javore”

Këshilli Kombëtarë i Shqiptarëve në Mal të Zi me datën 09.04.2015 ka bërë SHPALLJE  PUBLIKE PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE  TË KËSHILLIT PROGRAMOR TË MEDIAS PUBLIKE JAVORE  “KOHA JAVORE” ku mes tjerash ka vendosur edhe kushtet për kandidatët.

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë këto dokumente:

– Fletëparaqitja së bashku me biografi të shkurtër (CV)
– Dëshminë për nënshtetësi ( fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës),
– Fotokopje të diplomës për arsimin e mbaruar.
– Dëshmi e përvojës së punës (fotokopje e librezës së punës).
– Deklaratë që nuk është i/e angazhuar në organet apo strukturat partiake, që nuk është pronar ose bashkëpronar në media e shkruara dhe elektronike.
– Vërtetim nga gjykata kopetente që kandidati nuk është nën hetime.

Në pikën e parafundit thuhet se kandidatet duhet të dorëzojnë deklaratë se nuk janë të angazhuar në organet apo strukturat partiake dhe që nuk është pronar ose bashkëpronar në media e shkruara dhe elektronike.

Kemi parë se një nder anëtarët e zgjedhur të Këshillit Programor është Albert Camaj, i cili me 10 qershor të vitit 2012 në Kuvendin e gjashtë zgjedhor të LDnëMZ dega e Malësisë është zgjedh anëtarë i Kryesisë së degës në fjalë.

z. Camaj njihet në Malësi si një anëtarë shumë aktiv i degës së LDnëMZ në Malësi, gjithashtu në zgjedhjet e fundit lokale në Tuz ka qenë i 14 në listë për këshilltar nga LDnëMZ.

Nga Malësia shkojmë në Plavë dhe Guci, ku gjejm anëtarin e zgjedhur z. Ismet Gjonbalaj, i cili në Kuvendin e fundit zgjedhor të degës se LDnëMZ në Plavë dhe Guci të mbajtur në shkurt të vitit 2013 është zgjedhur anëtarë i kryesisë së kësaj dege. Gjithashtu z. Gjonbalaj në zgjedhjet e fundit lokale në Guci ka qenë 22 në listen e LDnëMZ.

Mos të harrojmë të zgjedhurit nga Ulqini, Bekim Çoboviq ose Bekim Çobi i cili në zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit 2014 në Ulqin, bashkë me Iliriana Ruselbegoviq ose Iliriana Ruselbegu ishin kandidat për Këshilltar nga partia Forca e Re Demokratike. Gjegjësisht Bekimi ishte i rënditur i 14 ndersa Iliriana e 16. Kjo e fundit, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti në vitin 2014 dhe ligjerisht mund të themi se nuk përbënë shkelje, por moralisht mbetet të gjykoj lexuesi.

Kjo është puna e Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve në Mal të Zi, që vet i shkruan rregullat dhe pastaj vet me dy këmb edhe i shkelin ato. Nga 5 anëtarë të Këshillit Programor të Kohës Javore, 2 janë nga LDnëMZ, 2 nga Forca e Re Demokratike, për njërin ende nuk kemi informacion. Këto janë pazaret politike, apo siç e thotë ish nënkryetari i KKSH z. Pal Dreshaj “kusure politike”.

Ky është turpi i radhës, por me siguri jo i fundit!

/Malësia.ME/

kksh

 

Skandal KKSH 2

Skandal KKSH 3

Skandal KKSH 4 Skandal KKSH 6 Skandal KKSH 5

error: Të drejtat e rezervuara !!