Markoviq: Nuk dëshirojmë të arbitrojmë në mes partive shqiptare

0

Zëvendës kryetari i PDS-së Dushko Markoviq ka thënë se partia e tij nuk dëshiron të arbitrojë në mes partive të konfliktuara Shqiptare në komunë të Ulqinit.

“Ne kemi marrëveshjet e nënshkruara me këto parti dhe shumë shpejt do të sjellim përgjigjen konkrete dhe të qartë politike e cila para së gjithash do të jetë në interes të Ulqinit dhe qytetarëve të tij”, tha ai në emisionin “U centar” në TV Mali i Zi.

Sipas fjalëve të tija, në lojë janë tre skenarë. “Ka mundësi që të gjithë të bëjmë koalicion, që PDS-ja të bëjë koalicion me ndonjërën nga këto parti politike dhe opsioni i tretë mund të jenë zgjedhjet”, tha Markoviq./ulinfo/

error: Të drejtat e rezervuara !!