Trump: Linja ajrore Prishtinë-Beograd, fitore historike

0

Me ndërmjetësimi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy ditë më parë një marrëveshje për fluturimet e përbashkëta mes Prishtinës dhe Beogradit. Për këtë çështje, e cila është përshëndetur edhe nga vetë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur ministri i Infrastrukturës së Kosovës, z.Pal Lekaj.

Në një lidhje direkte nga Prishtina me “Skype” me Euronews Albania, kreu i ministrisë kosovare e konsideroi këtë marrëveshje si historike, prej së cilës pritet që Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet e acaruara mes tyre.

“Sa i përket marrëveshjes është një ngjarje shumë e mirë, e qëlluar, dhe mund të them historike. Pas 21 vitesh u bë që të normalizohet hapësira ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit. Unë i kisha falënderuar dy ambasadorët, që vijnë nga SHBA dhe kanë qenë shtytësit kryesorë të kësaj marrëveshje apo të kësaj letre qëllimi.

Trump: Linja ajrore Prishtinë-Beograd, fitore historike

Pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e linjës së fluturimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një reagim ka ardhur edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai këtë marrëveshje e ka konsideruar historike.

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti amerikan në Twitter

Linja ajrore Prishtinë-Beograd, Haradinaj: Marrëveshja avancim për Kosovën, por taksa 100% nuk hiqet 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, e vlerësoi si hap përpara marrëveshjen për funksionalizimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Ai falënderoi ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell, për angazhimin e tij në nënshkrimin e letrës së qëllimit, përmes së cilës Kosova shprehet e gatshme për funksionalizimin e kësaj linje.

Haradinaj tha se në këtë “letër të qëllimit” Kosova është bashkë-palë me NATO-n, e cila përmes Hungarisë kontrollon hapësirën ajrore mbi territorin e Kosovës.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk e cenon sovranitetin e as shtetësinë e Kosovës, duke shtuar se gjuha e përdorur në dokumentin e nënshkruar është “gjuhë e NATO-s”.

I pyetur se çfarë dokumentesh do përdorin pasagjerët e kësaj linje, Haradinaj nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të pasaportës së Kosovës si mjet udhëtimi.

Kryeministri në detyrë, theksoi se kjo marrëveshje nuk e konteston taksën 100 për qind, që Qeveria e udhëhequr prej tij i ka vënë mallrave nga Serbia.


error: Të drejtat e rezervuara !!