Tërmet i fuqishëm godet Zagrebin, vdes një fëmijë

0

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur gjatë mëngjesit të sotëm nga një tërmet me magnitudë 5.3.

Epiqendra e tërmetit ishte në veri të Zagrebit me thellësi 10 kilometra,
 shkaktoi dëme dhe panik tek njerëzit.

Nga tërmeti një 15-vjeçar  mbeti i vdekur, raportojnë mediat kroate.

Резултат слика за zagreb zemljotres

Qeveria Kroate nëpërmjet një postimi në Twitter u bëri thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë të qetë” dhe “të mbajnë distancat sociale”.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të qytetit të Zagrebit të cilët dolën pas tërmetit, mbajeni distancën Ne e dimë se jeni të shqetësuar, por mbani në mend situatën në të cilën gjendemi të gjithë. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të qytetit dhe institucioneve përkatëse, por para së gjithash, edhe një herë, mbajeni distancën tuaj”, kanë shkruar nga Qeveria.

Резултат слика за zagreb zemljotres
Резултат слика за zagreb zemljotres
Резултат слика за zagreb zemljotres
error: Të drejtat e rezervuara !!