Axhoviq: Komuna u organizua shpejtë e mirë

0

Nuk mund të them që jam i pakënaqur me angazhimin e Komunës në këtë situatë krize. Para së gjithash, këtë e them sepse kjo situatë ndolli papritmas, si rrufe nga qielli i pastër, dhe besoj se nuk ishte e lehtë të organizohesh dhe të vendosesh një sistem që do të funksiononte brenda një kohe aq të shkurtër, deklaroi për malësia.me, Samir Axhoviq këshilltar i Social Demoratëve (SD), në Kuvenin e komunës së Tuzit.

Unë mendoj se Komuna, me ndihmën e Trupit Koordinues Nacional dhe Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht Qeverinë e Malit të Zi, pati sukses në këtë pjesë, dhe barrën e veçantë e bajtën vullnetarët që tërë kohën e lirë të tyre u’a kushtuan qytetarëve, në mënyrë që të fitonin gjithçka që u nevoitej. Vullnetarët janë heronjtë tanë.

Axhoviq thotë se duke i ditur shprehitë tona ballkanike, si dhe duke marrë shumë gjëra me lehtësi, besoj se qytetarët kanë treguar pjekuri absolute dhe kanë respektuar masat e rekomanduara në maksimum.

Ai thotë se, shumica si kundërargument përmendin faktin se një numër i madh i njerëzve u infektua në një hatër. Konsideroj se kjo mund të ndodhte kudo në Mal të Zi sepse zakonet fetare janë pak a shumë të njëjta te të gjithë qytetarët e këtij shteti dhe vetë rastësia e deshti që kjo të ndodhë pikërisht në komunën tonë. Ne duhet të kuptojmë se ky virus na mëson se shprehitë tona por edhe zakonet duhet ti ndryshojmë gradualisht. Por rreth kësaj në një rast tjetër …

Axhoviq thekson se mergimtarët e teguan se nuk e ka harruar vendelindje dhe se duhet tu falenderohemi edhe bashkëqytetarëve tonë që kanë donuar para.

Mendoj diaspora gjithsesi e tregoi që ajo nuk e ka harruar vendlindjen. Nga e gjithë bota ku jetojnë mërgimtarët tanë, erdhën shuma të mëdha parash si dhe çdo lloj ndihme tjetër.

Nuk dyshoj se të gjithë qytetarët e komunës sonë janë jashtëzakonisht mirënjohës ndaj tyre për këtë. Gjithashtu, më duhet të theksoi që një numër i madh i bashkëqytetarëve tonë, kanë donuar para në llogarin e buxhetit të Komunës, dhe mendoj se duhet tu falënderohemi edhe atyre, duke filluar nga ai që ka dhuruar 1 euro deri në shifrat më të larta. Kishte një sinergji të jashtëzakonshme në këtë situatë dhe kjo është diçka për tu lavdëruar, shprehet Axhoviq.

Mesazhi i Axhoviq për qytetarët është që të besojn në shkencë dhe jo në magjistarë. Ne laikët mund të kemi një qëndrim të caktuar për një çështje, duke përfshirë edhe korona virusin, por e jona nuk duhet të jetë e fundit.

Fjalën e fundit mbi gjithë këtë duhet ta kenë profesionistët, dhe në këtë rast ata janë mjekët, virologët dhe epidemiologët. Të gjitha tjerat janë thjesht spekulime. Prandaj u lutëm të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat e rekomanduara, sepse e gjithë kjo do të kalojë ashtu siç ka ardhur, dhe ne tashmë mund të shohim që masat ngadalë po zbutën pikërisht sepse jemi sjellur ashtu siç duhej – të civilizuar, thotë Axhoviq./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!