Binali Yildirim Kryeministër i ri i Turqisë

0

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila ka pushtetin në Turqi, ka emëruar të dielën kryetarin e ri dhe automatikisht kryeministrin e ri.

Deputeti dhe ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit, Binali Yıldırım, ka qenë kandidati i vetëm në kongresin e partisë në Ankara.Yildirim ka fituar 1,405 vota ndërsa votat e 6 delegatëve janë konsideruar të pavlefshme.

Ai pason Ahmet Davutoglun, i cili ka dhënë dorëheqje, dy javë më parë, edhe si kryetar partie, edhe si kryeministër, për shkak të dallimeve në qëndrime me Erdoganin.

Duke iu adresuar kongresit të partisë, Yildirim ka thënë se prioritet kryesor i qeverisë së tij do të jenë ndryshimet kushtetuese, të cilat do të rrisin fuqinë e presidencës.
Ai po ashtu ka thënë se ndryshimet në udhëheqjen e qeverisë nuk do të ndryshojnë luftën kundër grupeve terroriste.

error: Të drejtat e rezervuara !!