Demarkacioni me Malin e Zi, hendek në politikë

0

Përfaqësuesit e banorëve të brezit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, vazhdojnë t’ju bëjnë thirrje autoriteteve të vendit që të gjejnë një zgjidhje tjetër për shënjimin e vijës kufitare me shtetin fqinj.

Ali Lajçi, përfaqësues i banorëve të fshatrave të brezit kufitar me Malin e Zi, thotë për Radion Evropa e Lirë se para se Ekzekutivi i vendit të procedojë Projektligjin për ratifikim të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duhet të arrijë një pajtim gjithëpërfshirës me banorët e asaj.

Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar ende në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ratifikim të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Partitë politike opozitare thonë se kjo marrëveshje nuk mund të kalojë në procedurë të ratifikimit.

Pal Lekaj, nënkryetar i AAK-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë përafrim për të arritur ndonjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës. Ndërkaq, Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje, shpjegon se ky subjekt politik është i interesuar që çështja e Demarkacionit me Malin e Zi të zgjidhet, por jo në dëm të territorit Kosovës.

Zyrtarët e Larët të Qeverisë së Kosovës, por edhe ata të Kuvendit të Kosovës, në vazhdimësi u kanë bërë thirrje partive politike opozitare që paraprakisht të ulen dhe të gjejnë një pajtim para se Kuvendi të procedojë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mbetet çështja kryesore për fillimin e zbatimit të liberalizmit të vizave për Kosovën.

error: Të drejtat e rezervuara !!