Vazhdon frikshëm emigrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi

0

Gazetari njohur nga Ulqini familjarisht drejt SHBA-ve

Kohë më parë në një videodokumentar gazetari i njohur nga Shqipëria Marin Mema dha disa shifra të frikshme sa i përket numrit të shqiptarëve nga Ana e Malit vetëm në një vend të SHBA-ve. Mema në dokumentarin e tij jep një shifër deri në 7000 veta të anamalësve që jetojnë në Staten Iceland të Nju Jorkut.

Emigrimi i shqiptarëve nga Mali i zi tani ka marrë një formë të re. Tani nuk ka emigrim individual por familjar. Janë me djetëra e dhjetëra familje që gjatë vitit 2018 dhe në gjysmën e parë të vitit 2019 kanë marrë rrugëm e emigrimit drejt SHBA-ve.

Familja e ditës së sodit, familja e gazetarit, shkrimtarit dhe profesorit të njohur Haxhi Shabani është familja e radhës që ndërmori këtë hap radikal. Z. Shabani kohë më parë përuroi edhe një film videodokumentar në vendlindjen e tij. Gjatë punës në këtë projekt z. Shabani vështirë që ta ketë menduar se menjëherë pas prezentimit të filmit do të marrë rrugën e SHBA-ve.

Shkaqet e emigrimit të shqiëptarëve në Mal të Zi janë nga më të ndryshme por mbizotrojnë ato ekonomike. Vendet dhe qytetet ku jetojnë shqiptarët në Maë të Zi vazhdojnë të jenë vendet më të varfëra në këtë shtet. Shembulli i qytetit të Ulqinit këtë[ e tregon më së miri.

Ulqini edhe pse është një ndër qytetet më resuset më të mëdha në Mal të Zi vazhdon të mbetet qyteti më i varfër në këtë shtet.

Rroga mesatare në muajin prill të këtij viti në Malë të Zi ishte 511 euro, ndërsa qyteti i Ulqinit ishte i fundit në këtë listë me 399 euro.

Pagën mbi mesatare e kishin kishin qytetet si Tivti me 639 euro, Tivari 516 euro, Budva 526, Kotori 513, Plevla 521 euro, Podgorica 540, Tivti 639 dhe Zhabljaku me 523 euro.

Pagën nën mesatare e kanë qytetet Andrijevica me426 euro, Berane 467, Bijello Pole 419, Cetina 487, Danillovgrad 439, Herceg Novi 432, Kolashin 493, Mojkovci 506, Nikshiqi 473, Petnjica 409, Plava 494, Pluzhina 495, Rožajama 450, Shavniku 443 dhe në fund Ulqini me 399 euro./UlqiniOnline/

error: Të drejtat e rezervuara !!