Shqiptarja nga Tuzi Enisa Nikaj nga cover-at drejt suksesit botëror (Video)

0

Enisa Nikaj, si shumë të rinj të tjerë, ka filluar që përmes këngëve cover të këngëtarëve më të njohur botërorë, të marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale dhe shumë ndjekës në “Instagram” dhe “Facebook”.

E lindur në New York nga dy prindër shqiptarë, me origjinë nga Malësia-Tuz në Mali i Zi, Enisa ka nisur të këndojë që në fëmijëri, por nuk ka kryer asnjë shkollë të muzikës e madje nuk ka ndjekur kurse të tilla deri më tani, megjithëse këto nuk e penguan atë të vlerësojë dhe shfrytëzojë atë që e konsideron si dhuratë, zërin.

Enisa këto ditë po qëndron për pushime në Malësi, ajo ka vizituar edhe Shqipërin ku ka marrë pjesë në disa emisione që mund ti ndiqni në videon më poshtë: