Turizmi bie me 92% për shkak të koronavirusit

0

Sipas të dhënave statistikore te muajit korrik, për shkak te koronavirusit, vizitat turistike kanë pësuar rënie prej 92% krahasuar me një vit më parë. Pothuajse gjysma e hoteleve nuk janë hapur për shkak se në Mal te Zi nuk mund të vijnë turiste nga shumica e vendeve të rajonit, por edhe nga vendet e Bashkimit Evropian (BE).

Shumica e fluturimeve nga këto vende janë anuluar. Në Mal të Zi numrin më të madh të turistëve e kanë përbërë turistët nga Serbia, ku në javë ka pasur më shumë se 60 fluturime nga Beogradi në Tivat dhe po ashtu nga Beogradi dhe Nishi në drejtim të Podgoricës.

Rënie drastike të numrit të turistëve shënon edhe Ulqini, ku lehtë mund të dëshmohet me plazhe dhe hotele të boshatisur. Ulqini, është një prej destinacioneve të pëlqyera turistike për qytetarët e Kosovës. Por për shkak të pengesave në kufi, pak kosovarë po pushojnë aktualisht ne Ulqin.

Kjo, ndër të tjera, ka ndikuar që numri i turistëve në Ulqin të jetë fare i vogël. Sipas të dhënave zyrtare, në Ulqin aktualisht janë duke pushuar 2000 turistë.

Vitin e kaluar në të njëjtën kohë në Ulqin kishte afro 42 mijë turistë. Sipas të dhënave të Organizatës Turistike të Ulqinit më së shumti mysafirë janë të paraqitur në akomodim privat, më shumë se 1.600.

Në hotele po qëndrojnë 380 turistë, ndërsa në kampe 21. Prej numrit të përgjithshëm, mysafirë të vendit janë 157, kurse të huaj 1859.

Situata me koronavirus natyrisht është arsyeja kryesore për këtë rënie të jashtëzakonshme. Për kosovarët hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm duke prezantuar një test negativ për COVID-19.

error: Të drejtat e rezervuara !!