DAVID kryeson listën e Top Awards, lën pas Taynën dhe Dafina Zeqirin

0

Muzika ime po pëlqehet dhe po vlerësohet çdo ditë e më shumë“, ky ishte rrëfimi më i fundit i DAVID dhe duket se ky fakt është mëse i vëtetë pasi këngëtari ka arritur të kryesojë listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare këtë jave.

Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe këtë e vërteton më së miri ngjitja e projektit më të fundit të DAVID, “Sierra”, e cila është ngjitur me 99 poziciona krahasuar me javën e kaluar, duke zënë vendin e parë.

Eshtë pikërisht kjo këngë melankolike, e cila flet për dashurinë mes dy personave, për një dashuri të humbur, kënga që ka rrëmbyer vëmendjen e publikut shqiptar, duke u votuar pafund.

Duket se DAVID ka marrë dhuratën më të bukur për ditëlindjen e tij nga publiku, të cilën e feston ditën e nesërme.

Përveç vendit të parë që ka ardhur një surprizë e madhe, edhe në vendin e dytë kemi një hyrje të re dhe bëhet fjalë për “E Theve” të Inis Nezirit, e cila është ngjitur me 3 pozicione nga java e kaluar.

“Bye Bye” e Tayna dhe Dafina Zeqirit, e cila për tre javë rresht mbante vendin e parë, këtë javë ka humbur dy pozicione nga java e kaluar, duke u zhvendosur në vendin e tretë.

Sa i përket hyrjeve të reja, tre të tilla i janë shtuar listës, dy bashkëpunime dhe një këngë “solo”, duke lënë kështu të nënkuptohet se artistët vazhdojnë të prodhojnë muzikë edhe pse jo me të njëjtin intensitet si muajt e kaluar.

error: Të drejtat e rezervuara !!