Fitore e madhe e Deçiqit në Biello Pole ndaj Jedinstvo

0

Ekipi i Deçiqit ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme në luftën për kthim në ligën e parë të Malit të Zi. Në kuadër të javës së 9-të të ligës së dytë malazeze, Deçiqi ka triumfuar në Biello Pole ndaj Jedinstvo.

Deçiqi fitoi ndeshjen me rezultat 1:2, që krijoi i pari epërsin në minutën e ’20-të të takimit nëpërmjet Kenan Orahovac, ndërsa ekipi i Jedinstvo arriti të barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë në minutën e 45-të.

Golin e fitores për tri pikët shumë të rëndësishme për skuadrën e Deçiqit e realizoi Radosh Dediq në minutën e 75-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Deçiqi tashmë grumbullon 23 pikë dhe mbetet në vendin e parë në tabelë me 5 pikë epërsi nga vendi i dytë.

Autor:
Anton Gjokaj
error: Të drejtat e rezervuara !!