Aktivitetet në Tuz,Ulqin dhe Plavë me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar

0

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, ju fton të gjithëve të merrni pjesë në kremtimin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Më datë 26.11.2015, feston Malësia / Tuzi

Ku do keni mundësi të ndiqni premierën e filmit dokumentar “Na ishte një herë Shqipëria…”, prodhim ky i Digitalb-it, nën regjinë e Stefan Çapalikut.
Aktiviteti do të mbahet në Qendrën Informative Kulturore “Malësia” në Tuz, me fillim në ora 17:00.
Përveç premierës së filmit, do keni mundësi të çlodheni me bukurinë e ekspozitës së fotografive “Marubi“.

Më datë 27.11.2015 Plava e Gucia shenjojnë Ditën e Flamurit.

Në Qendrën për Kulturë në Plavë,në ora 12:30, ju pret program kulturoro artistik, ku midis të tjerash, do mund të ndiqni edhe shfaqjen teatrale, të cilën e sjell për ju trupa teatrale nga Mitrovica.

Manifestimi qendror do mbahet më datë 28.11.2015.

Në Ulqin, ku për të katërtin vit me radhë, do mbahet Maratona e Pavarësisë 2015, Shkodër – Ulqin.
Nisja e garuesve do bëhet në orën 9:30 përballë ndërtesës së Bashkisë Shkodër, ndërsa caku përfundimtar do jetë përballë Komunës së Ulqinit.
Bashkëorganizatorë të maratonës, përveç KKSH-së, janë edhe Komuna e Ulqinit dhe Bashkia Shkodër.

Përveç maratonës, në Ulqin do keni mundësi të kremtoni përmes këngës e poezisë shqiptare , të shijoni bukurinë e një diversiteti vallesh, filluar nga ato vendase, e duke shetitur deri tek vallet e veriut dhe jugut shqiptar.

Në Qendër për Kulturë – Ulqin, në ora 19, ju mirëpresin emra të njohur të skenës shqiptare si: Myfarete Laze, Roza Anagnosti, Gjylie Pelingu, Alma Memo Hoti, Pjaver Kroni, e emra të tjerë si këto.

JENI TË MIRËPRITUR!

error: Të drejtat e rezervuara !!