Vulin: Mali i Zi përfaqëson Kosovën më shumë se Shqipëria

0

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin deklaroi se askush në Serbi nuk po bën dramë në lidhje me mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe e konsideron atë si një farsë.

“Askush nuk po dramatizon rreth mbështetjes së Malit të Zi për anëtarësimin e karteleve të drogës nga Kosova në Interpol. Gjithkush zgjedh miqtë e tij dhe prioritetet”, tha Vulin duke aluduar për ministrin malazez të Punëve të Jashtme Srgjan Darmanoviq, i cili më heret kishte thënë se nuk e di pse në Serbi po bëhet dramë në lidhje me këtë çështje.

“Nuk ka asnjë dramë, ka vetëm farsë me Kosovën nga ana e Malit të Zi që e përfaqëson me më shumë entuziazëm sesa Shqipëria”, deklaroi Vulin.

error: Të drejtat e rezervuara !!