Neser “Ditet e Mjedes”, Prezantohen autorët Berjashi dhe Gojçaj

0

Neser në Qëndren muzeore “Ndre Mjeda” në Kukel, në bashkëorganizim me Univerzitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkoder dhe Bashkine Vau Dejes, do të mbahet manifestimi kulturor “Ditët e Mjedes”.

Në këtë manifestim do të behet prezantimi i autoreve Ibrahim Berjashi dhe Anton Gojçaj.

Mbi veprimtarinë letrare te Ibrahim Berjashit do të flasin Ismet Kallaba dhe Ali Gjeçbritaj, shkrimtar dhe publicist, me c’rast Ismet Kallaba do të shfletojë biografinë e Ibrahim Berjashit gjatë gjysmëshekullit, ndërsa Ali Gjeçbritaj do të prezantohet me një vështrim mbi letërsinë për fëmijë te autorit Berjashi. Po ashtu,do të prezantohet edhe Anton Gojçaj me gjithë veprimtarinë e tij letrare,në poezi,prozë e kritikë letrare. Dy autorët, per pjesemarrje i ka përzgjedhur Dom Nikë Ukgjini./TvTeuta/

error: Të drejtat e rezervuara !!