Manaj drejt Paleromos – Fiorentina e do Xhakën

0

Palermo po kërkon një qëndërsulmues për pjesën e dytë të sezonit.

Sipas mediave italiane emri që përflitet është ai i talenti shqiptar të Interit Rei Manaj.

Trajneri i Interit Roberto Mancini, tashmë është bindur që talenti shqiptar duhet të transferohet në një klub më të vogël ku do të ketë mundësi për të luajtur në vazhdimësi dhe ku konkurrenca nuk është aq e fortë sa te Interi.

Manaj është edhe në planet e disa ekipeve tjera në Seria A i cili kërkon të fitojë besimin e Ganni De Biasit për t’u grumbulluar me kombëtaren shqiptare për finalet e Euro 2016.

Fiorentina e do Xhakën

Trajneri i Fiorentinës Paulo Sousa planifikon t’i shpenzojë rreth 5.5 milionë euro për të transferuar gjatë muajit janar mesfushorin e Baselit, Taulant Xhaka.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, duket se po luan sezonin e fundit te Baseli. E përditshmja italiane, Gazzetta Dello Sport, në një artikull, shkruan se Fiorentina është shumë e interesuar për lojtarin shqiptar.

error: Të drejtat e rezervuara !!